Ushtrime dhe Problema të Zgjidhura për Nxënës dhe Studentë

Matematika, fizika, kimia dhe biologjia përbëjnë ato që quhen lëndët bazë të shkencave natyrore. Ato nuk furnizojnë vetëm koncepte e ligje, nocione, formula e vërtetime per t'u mbajtur mend, por edukojnë mënyra pune e të menduari, analiza fenomenesh, mjeshtri perceptimi e llogaritjesh në aspekte të lidhura me fenomene natyrore. Në këtë kuptim, një trajtim i këtyre lëndëve vetëm në formë leksionesh do të ishte i pamjaftueshëm.

Pikërisht për tu ardhur në ndihmë studentëve në aspektin praktik të këtyre lëndëve u krijua ky website me ushtrime dhe problema të zgjidhura. Jemi munduar qe t'ju paraqesim zgjidhjet e ushtrimeve më tipike në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme. Nga ana tjetër nuk mungojnë as pyetjet me alternativa rreth pjesës teorike të lëndëve, e cila nuk duhet anashkaluar apo nënvlerësuar asnjëherë.

Të gjitha materialet e publikuara në këtë faqe janë lehtësisht të aksesueshme dhe të lundrueshme, siç tregohet edhe te videot në faqen "Tutoriale". Kjo bën të mundur gjetjen e informacionit të dëshiruar në një kohë sa më të shkurtër. Në qoftë se keni përsëri ndonjë paqartësi apo pyetje, ju mund të na kontaktoni nëpërmjet postës tonë elektronike apo rrjeteve sociale, dhe ne do të përgjigjemi sa më shpejt.